Grupi legjendar, “Rolling Stones”, e ka shtyrë turneun në Amerikën Veriore, në mënyrë që Mick Jagger të bëjë një trajtim mjekësor.
“U kërkoj falje të gjithë fansave tanë në Amerikë dhe Kanada, të cilët i kanë blerë biletat. Ndihem shumë keq që ju kam tradhtuar në këtë mënyrë”.
“Jam thellë i zhgënjyer për shtyrjen e turneut, por do të angazhohem intensivisht, në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar frontmeni 75-vjeçar në rrjetet sociale.
I’m so sorry to all our fans in America & Canada with tickets. I really hate letting you down like this.
I’m devastated for having to postpone the tour but I will be working very hard to be back on stage as soon as I can. Once again, huge apologies to everyone.— Mick Jagger (@MickJagger) March 30, 2019
Zëdhënësi i bendit legjendar ka thënë se pritet që Jagger të shërohet tërësisht, mirëpo nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Pjesa e amerikano-veriore e turneut ‘No Filter’ të “Rolling Stones” ishte dashur të fillonte më 20 prill në Miami. /Telegrafi/