Telegrafi

Rollatë me krem nga Nescaffe

Nevojiten:

Biskota:
* 5 ve
* lëkura nga limoni
* 5 lugë sheqer
* 4 lugë miell
* 1 paketim të vogël maj buke
* 2-3 kokrra badem

I përzieni mirë vezët me sheqer, pastaj i shtoni përbërësit tjerë duke i përzier me mikser. Brumin e vendosni në tavë për ta pjekur. Fillimisht furrën e lëshoni në temperaturë prej 180 ˚C, pastaj e zvogëloni në 160˚C. Pas 30 minutash pasi të piqet biskota, e largoni nga furra dhe e vendosni në një leckë të lagur dhe e mbështillni duke i dhënë formën e një cilindri.

Kremi për biskotë:
* 1 lugë Nescaffe
* 3 lugë sheqer
* 3 ve
* 1 puding vanilje
* 2dcl qumësht
* 100gr sheqer pluhur
* 100 gr gjalpë
* 50 gr margarinë
* 2-3 bademe të shtypura

Nescaffen dhe sheqerin (me pak qumësht të vakët) i përzieni derisa të shkrihet. Me mikser i përzini mirë vezët duke ia shtuar masën nga Necaffe-ja, sheqerin dhe pudingun nga vanilja. Të gjitha këto i përzieni në avull derisa masa nuk forcohet. Kur masa të forcohet, e lëni kremin e bërë të ftohet, pastaj i shtoni gjalpin, margarinën, sheqerin pluhur dhe bademet e shtypura.
Në biskotën e ftohur e vendosni kremin, e lyeni nga brenda dhe jashtë, e pastaj e bëni dekorimin me bademe të shtypura.
Ëmbëlsirën e leni të ftohet në frigorifer, sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.
/Telegrafi/