Site icon Telegrafi

Rollatë e ëmbël Sulltani ose pasha-llokum, një ëmbëlsirë që do të shkrihet në gojë

Si t’i rezistoni kësaj ëmbëlsire kremoze, e cila bëhet nga biskotat, salca e kosit dhe çokollata!

Përbërësit:

– 1 litër qumësht,
– 150 g sheqer,
– 70 g miell,
– 30 g kakao,
– 100 g qull,
– 50 g margarinë/gjalpë,
– 150 g biskota të bluara,
– 200 ml ajkë të ëmbël.

Përgatitja:

Përziejeni sheqerin, miellin, kakaon, qullin me 200 ml qumësht dhe pjesën tjetër e vendosni të zihet në shporet.

Kur qumështi të vlojë, shtoni masën e rrahur. Përziejini vazhdimisht që të mos digjen.

Hiqeni nga shporeti dhe i shtoni margarinën. Trazojeni shkurtimisht me mikser derisa masa të bëhet e lëmuar.

Biskotën e bluar e përhapni në një tepsi të madhe të cekët. Derisa masa e pudingut të jetë e nxehtë, derdheni sipër biskotave dhe përhapeni në të gjitha cepat.

Përhapeni masën në të gjithë tavën. Lëreni për rreth gjysmë ore të ftohet.

Rrihni kosin e ëmbël dhe më pas shpërndajeni mbi masën e ftohur. Pritini në shirita, më pas rrotullojeni pak. Bëjeni këtë me kujdes që të mos plasaritet.

Ju bëfët mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version