Materialet e publikuar tregojnën se në Ditarin 2 të RTVM1 edhe më tej mbizotëron faktologjia, përshkrimi, neutraliteti dhe ton i balancuar të raportimit. Edhe pse qasja e “korrektësisë politike” dhe informacionit të paanshëm është një hap përpara për shërbimin publik, megjithatë, gazetaria në RTVM1 nuk mund të kufizohet në deklarata pasive dhe qëndrime të zyrtarëve, por duhet gradualisht të përmirësohet me hulumtime më proaktive analitike dhe në angazhimin e gazetarëve, kështu vlerësohet në analizën e Qendrës Info ‘NVO’, për periudhën 31 tetor deri më 11 nëntor të vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me subjektet politike në lajme vërehet se mbizotërojnë ministra dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe institucioneve, si dhe parti politike, përfaqësues kryesisht nga LSDM dhe OBRM-PDUKM. Partive nga blloku politik “shqiptar” më pak u jepet hapësirë, thuhet në analizë.
Info Qendra, në kuadër të programit të saj për monitorim dhe analizën e mediave në periudhën tetor 2016 – shkurt 2017, kryen monitorimin e programeve të lajmeve të transmetuesit publik. “RTVM në shërbim të qytetarëve” është një projekt që ka për qëllim për të përcaktuar nëse dhe në çfarë shkalle transmetuesi, në kuadër të programit informativ të kanalit të parë të programit të Maqedonisë – RTVM1, kryenë detyrimin e saj ligjor që të jetë shërbim publik për qytetarët. /Telegrafi/