Telegrafi

Roli i Jack-ut nuk ka qenë i projektuar për DiCaprion, McConaughey e kishte refuzuar para tij (Foto)

“Titaniku” do të mbetet pa dyshim një ndër filmat më të mir ndonjëherë, i cili ka bërë për vetë miliona shikues të tij.

Ky film ishte njëherësh edhe “dera e artë” e aktorit të mirënjohur, Leonardo Dicaprios, së cili i dha famën, falë rolit të tij, Jack.

Lexo po ashtu Zbulohet skena sekrete që u fshi nga filmi "Titanik" (Foto)

Megjithatë, së fundmi thuhet se është zbuluar se në projektimin e filmit, ky rol nuk ishte paraparë të luhet nga Leonardo DiCaprio.

Fillimisht, roli i Jack ishte menduar të luhet nga aktori i njohur Matthew McConaughey, i cili ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Matthew McConaughey, aktori që ishte paraparë të luante rolin e Jackit në filmin “Titanik” (Getty Images)

Madje, aktorja e famshme e filmit, Kate Winslet, ka treguar së fundmi në një intervistë se audicionet për filmin e “Titanikut” i kishte zhvilluar me Matthewn, dhe jo me Leonardon.

Kate Winslet, tregoi se kishte shkuar në audicione me Matthew McConaughey fillimsht, dhe jo me Leonardo DiCaprion (Getty Images)

“Në fakt, audicionet i kam bërë me Matthewn dhe do të qe fantastike nëse ai do të ishte pjesë e filmit. Do të ishte një film totalisht ndryshe… dhe sigurisht më i bukur”, ka thënë Winslet.

Një nga skenat më të vështira të “Titanikut” ku Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio luajtën bashkë (Getty Images)

McConaughey mund të tingëllojë si një emër jo shumë i njohur për publikun, por në fakt ai ka fituar në vitin 2014 çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars” para se Leonardo ta fitonte dy vite pas tij. /Telegrafi/

Momenti kur Matthew McConaughey fitoi çmimin “Oscars” në vitin 2014 (Getty Images)

 

Leonardo DiCaprio fitoi çmimin “Oscars” në vitin 2016 (Getty Images)