“Titaniku” do të mbetet pa dyshim një ndër filmat më të mir ndonjëherë, i cili ka bërë për vetë miliona shikues të tij.
Ky film ishte njëherësh edhe “dera e artë” e aktorit të mirënjohur, Leonardo Dicaprios, së cili i dha famën, falë rolit të tij, Jack.
Megjithatë, së fundmi thuhet se është zbuluar se në projektimin e filmit, ky rol nuk ishte paraparë të luhet nga Leonardo DiCaprio.
Fillimisht, roli i Jack ishte menduar të luhet nga aktori i njohur Matthew McConaughey, i cili ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.
Madje, aktorja e famshme e filmit, Kate Winslet, ka treguar së fundmi në një intervistë se audicionet për filmin e “Titanikut” i kishte zhvilluar me Matthewn, dhe jo me Leonardon.
“Në fakt, audicionet i kam bërë me Matthewn dhe do të qe fantastike nëse ai do të ishte pjesë e filmit. Do të ishte një film totalisht ndryshe… dhe sigurisht më i bukur”, ka thënë Winslet.
McConaughey mund të tingëllojë si një emër jo shumë i njohur për publikun, por në fakt ai ka fituar në vitin 2014 çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars” para se Leonardo ta fitonte dy vite pas tij. /Telegrafi/