Site icon Telegrafi

Role viçi me proshutë

Nevojiten:

* 800 gramë mish viçi pa asht
* 1 brokoli i vogël
* 3 domate
* 200 gramë djathë i ri
* 150 gramë feta proshute
* 3 decilitra verë e kuqe
* 1 decilitër ajkë
* 2 lugë gjelle niseshte
* 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
* 600 gramë patate të reja
* 0,5 decilitri vaj
* erëza të përziera kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Mishi i viçit pritet në 8 copë fileta, të cilat pastaj tëhollohen me çekan druri dhe të cilave u hidhen erëza sipas shijes.

2. Brokoli ndahet në copë të natyrshme, ndërsa domatet shpërthehen me pirun.

3. Në ujë të vluar me kripë përvëlohet pak brokoli, por edhe domatet, me qëllim që të qërohen më lehtë.

4. Perimet e përvëluara kullohen nga lëngu i tepërt dhe priten në copë të vogla. Djathi i ri thërrmohet. s. Në një enë të përshtatshme bashkohen brokoli, domatet dhe djathi i ri, pastaj përzihen ngadalë,

6. Filetave t rrahura me çekan druri u shtohen erëza, kripë e piper i zi dhe në secilën filetë vendoset nga pak mbushje e përgatitur. Pjesët anësore të filetave palosen 1 centimetër nga brenda dhe pastaj mbështillen ne role.

7. Filetat e bëra role mbështillen me feta proshute dhe përforcohen me rrëmojëse.

8. Roletë fërgohen në vaj të nxehtë, me qëllim që të skuqen. U derdhet përmbi verë e kuqe dhe vazhdon kaurdis]a në temperaturë mesatare, derisa të shterë gjysma c lëngut.

9. Shtohen ajka, majdanozi, niseshteja dhe erëza sipas shijes dhe vazhdon kaurdisja edhe nja 5 minuta, derisa të fitohet një masë kompakte.

10. Patate t e reja qërohen dhe zihen në ujë me kripë. Ato shërbehen si garniturë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version