Është jashtëzakonisht dekorative, gjë që e bën ëmbëlsirën perfekt për festa dhe tryeza festive
Përbërësit:
– 2 banane,
– 100 g biskota të “zakonshme”,
– 1 lugë kakao,
– 120g banane të qëruara,
– 200 g krem djathi,
– 1 lugë mjaltë,
– 5 mandarina (të madhësisë së njëjtë).
Përgatitja:
Bananet e qëruara pritni dhe shtrydhni me dorë. Grini biskotën në trashë, më pas shtoni kakaon dhe përzieni.
Shtoni bananet e grira dhe përzieni gjithçka mirë për të marrë një përzierje kompakte dhe të fortë si brumë. Shtoni mjaltin në krem djathin dhe rrihni me mikser.
Masën e biskotave e vendoseni në letër, më pas tëhollojeni me okllai në një trashësi gjysmë centimetri dhe e krijoni në formë katrori.
Mbushni me përzierje djathi dhe mjalti, dhe përgjatë njërit skaj, renditni vertikalisht mandarinat e qëruara, pranë njëra-tjetrës. Rrotulloni me kujdes me ndihmën e një letre. Nëse është e nevojshme, hiqni mbushjen e tepërt nga skaji i bazës së biskotave, në mënyrë që të bëhet një rolatë më e mirë.
Mbështilleni fort me letër dhe vendoseni në frigorifer për një ose dy orë që të forcohet mirë. Hiqni letrën, më pas prisni rolatën në rrathë më të trashë.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.