Site icon Telegrafi

Rolata me vanilje është gjëja më e shijshme që mund ta imagjinoni

Ju kurrë nuk keni provuar një ëmbëlsirë kaq të mirë më parë

Përbërësit për kore:

– 6 të bardha vezësh;
– 6 lugë sheqer;
– 6 të verdha vezësh;
– 3 lugë kakao;
– 3 lugë miell.

Përgatitja e kores:

Rrihni 6 të bardhat e vezëve mirë me 6 lugë sheqer. Kur e gjithë kjo të kombinohet bukur, është e nevojshme të shtoni 6 të verdha të vezëve dhe 3 lugë kakao. Pastaj, gradualisht shtoni miellin në mënyrë që të mos formohen droçka.

Hidheni përzierjen në një tepsi të lyer me yndyrë dhe piqeni në 180 gradë deri sa të marrë ngjyrë kafeje të artë.

Përbërësit për mbushjen:

– 6 vezë;
– 6 lugë sheqer;
– 4 lugë miell,
– ½ litër qumësht,
– 1 shkop vaniljeje.

Përgatitja e mbushjes:

Së pari, rrihni vezët me sheqerin derisa përzierja të arrijë një densitet të caktuar. Pastaj është e nevojshme të shtoni qumësht që do të hollojë masën, dhe pastaj të shtoni miell, si dhe vanilje të bluar.

Zieni të gjitha këto në avull derisa të trashen.

Përgatitja e rolatës:

Lyeni koren me mbushjen dhe më pastaj bëni të gjitha në një rolatë.

Është e nevojshme sipër ta lyeni rolatën me çokollatë ose krem, nëse dëshironi pastaj hidhni arra të bluara.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version