Roku ka më shumë se 1,800 kanale në streaming, të cilat sipas kompanisë paraqesin rreth 1,000 kanale më shumë sesa rivalët e saj, duke përfshirë Apple TV, Amazon Fire TV dhe Google Chromecast.
Për më shumë, kompania ka thënë se që nga viti 2008, përdoruesit e saj kanë lëshuar më shumë se 5 miliardë orë përmbajtje, edhe pse në vitin 2013 është thyer rekordi, sepse është arritur në 3 miliardë orë.
Roku ofron një numër të pajisjeve për lëshimin e përmbajtjes, që përfshijnë modelet si Roku 1, Roku 2 dhe Roku 3, si dhe shkopin Roku Streaming.
Kompania ka edhe disa pajisje të reja rrugës për lansim, pasi që Roku njoftoi në gusht të këtij viti se televizorët e parë Roku TV me shërbimin e integruar në pajisje do të debutojnë në tregun amerikan, së shpejti. (Telegrafi)