Telegrafi

Roksana Ibrahimi shpallet “Miss Universe Kosova 2022”

Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata finale e “Miss Universe Albania & Kosova 2022”.

Siç u bë e ditur, kurorën e kësaj të fundit e ka fituar bukuroshja Roksana Ibrahimi.

Ajo u përzgjodh si më e bukura e këtij viti, ndërkohë që kurora iu dorëzua nga “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu.

Foto: Screenshot/Instagram

Në anën tjetër, Deta Kokomani është modelja tjetër që fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2022”.

Lexo po ashtu Bukuroshja 19-vjeçare Tuti Sejdiu zgjidhet "Miss Universe Kosova 2020"

Spektakli edhe këtë vit u shoqërua me një sërë yjesh të tjerë që performuan e që ishin të pranishëm si: Anxhela Peristeri, Gena, DJ Miss Rose, Manjola Nallbani, Capital T etj.

Foto: Screenshot/Instagram

Nën drejtimin e Soni Malajt dhe Teni Vllaçaj, eventi solli emocione të shumta e mjaft të bukura.

Të gjitha biletat e të pranishmëve kanë shkuar në ndihmë të Ukrainës që është sulmuar prej disa muajsh nga shteti rus. /Telegrafi/