Jo vetëm klubi prizrenas, por edhe vetë basketbollisti është shprehur i kënaqur që do të luajë në Kosovë.
“Bashkimi më ka bërë një ofertë të mirë dhe vendosa të vij këtu edhe pse thënë të drejtën nuk kam dëgjuar shumë për këtë vend dhe basketbollin këtu. Kam pasur pakëz frikë, por pas bisedës që kisha me Shpend Kumën vendosa të vij”.
“Vetëm Dustin Mitchellin e kam njohur, pasi jemi të një agjencie. Është një aventure e re për mua dhe shpresoj se do të kaloj sa më mirë. Tifozëve këtu u premtoj se do të jap maksimumin”, ka thënë Rokas për Sport./Telegrafi/