Një burrë e hodhi në ujë një rojtar të parkut në Austin të Teksasit, pasi ky i fundit i shpjegonte një turme nevojën për distancim shoqëror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, veprimi i tij u publikua në mediet sociale, ndërsa vërehet qartë kur shtyn rojtarin në një liqen në Parkun Metro Commons Ford Ranch, ndërsa ngjarja thuhet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Bëhet e ditur se Brandon Hicks, 25 vjeç, përballet me një akuzë për sulm në tentativë ndaj një nëpunësi publik, vepër kjo penale.
Raportohet se rojtari i parkut po fliste me një turmë njerëzish, që sipas tij të njëjtit po vepronin në mënyrë të paligjshme, mirëpo bëhet e paqartë nëse Hicks shoqërohej me këtë grup./Telegrafi/