Telegrafi

Rojo: E dija se do të shënoja, goli shkon për familjen

Heroi i ndeshjes për Argjentinën dhe njeriu i kualifikimit kundër Nigerisë doli të jetë Marcos Rojo.

Mbrojtësi nuk ka qenë asnjëherë pika kyçe e Kombëtares, ndërsa edhe me Manchester United nuk ka luajtur si startues.

Ai zbulon se dy shokëve të skuadrës Banega e Otamendi, u kishte thënë se do të shënonte.

“U kisha thënë. U thashë Ever Banegas dhe Otamendit. E dija që do të shënoja”.

“Ku gol është për familjen time, vëllain, gruan dhe vajzat e mia”.

“Gjërat po ecnin keq, por lojtarët tanë e meritojnë më shumë se kurrë këtë kualifikim. Tani rifillojmë”, ka thënë Rojo pas ndeshjes.

Rojo ka shënuar një gol të bukur në momentet e fundit të ndeshjes.

Fitorja e ka dërguar Argjentinën në 1/8 ku do të takohet me Francën. /Telegrafi/