Oficerët policorë të armatosur me revole automatike do t’i patrullojnë plazhet në Francë për herë të parë këtë verë.
Reuters njofton se rreth 100 oficerë të policisë do të bartin revole me vete, në vend të shkopinjve të zakonshëm largpamës të gomës, kur të caktohen për detyra të sigurisë në plazhe në pikun e sezonit veror, sipas një zyrtari të policisë nacionale, përcjell Gazeta Express.
“Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik të terrorizmit në plazhet e Francës, por është një vend për të rritur sigurinë në përgjithësi, duke pasur parasysh nivelin e lartë të kërcënimit gjithëkombëtar,” ka thënë ky zyrtar.
Gjatë pikut korrik-gusht, shumë plazhe franceze pajisen me kujdestar plazhi dhe një ekip të vogël me staf të sigurisë dhe shëndetësisë i udhëhequr nga një oficer nga departamenti i policisë “CRS”.
Franca është në alarm të lartë të sigurisë pasi militantët islamikë vranë 130 njerëz në sulmet e Parisit në nëntor të vitit 2015.