Telegrafi

Rojet bregdetare të Anglisë shpëtojnë emigrantët në barkë, në mesin e tyre ishte edhe një vajzë trevjeçare (Video)

Policia kufitare dhe rojet bregdetare kanë bashkuar forcat për t’i shpëtuar disa emigrantë, që ishin në një barkë përfshirë këtu dy fëmijët të moshës 9 dhe 3-vjeç.

Vajza e vogël po qëndronte pothuajse e varur në trupin e nënës së saj, derisa tre fëmijët tjerë lusnin zotin që t’ju del në ndihëm dikush pasi kishte mbetur në ujë rreth 15 milje larg kanalit Calais në Angli, transmeton Telegrafi.

Ata kishin arritur të kalojnë në pjesën angleze të kanalit, ku pas disa muajve tentime ishin larguar nga vendlindja e tyre.

Por, në momentet më kritike janë shpëtuar nga rojet bregdetare, kurse gazetari i Good Morning Britain, Jonathan Swain ishte në vendin e ngjarjes kur fëmijët u shpëtuan.

Lajmin për shpëtimin e emigrantëve e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e marinës, që po asistojnë policinë kufitare dhe rojet bregdetare. /Telegrafi/