Site icon Telegrafi

Rojet bregdetare shpëtojnë në momentet e fundit të rinjtë që kishin ngecur në shkëmb, dhe nuk po mund të lëviznin për shkak të valëve të mëdha (Video)

Dy djem të rinj kishin ngecur në një shkëmb mes valëve të mëdha në det, por fatmirësisht ata u shpëtuan në momentet më dramatike nga rojet bregdetare, të cilët u shfaqen me helikopter dhe i ngritën lart me kabllo të çeliktë.

Ata kishin arritur t’ju mbijetojnë dallgëve të mëdha duke qëndruar për orë të tëra në një shkëmb, ndërsa ekipet e rojeve bregdetare ishin alarmuar dhe bën të pamundurën që t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Hartland Point në Devon, ku shihet se si piloti i helikopterit mezi arrin ta mbaj në një vend pa lëvizur helikopteri për shkak të erërave të forta, dhe kur u stabilizua zbriti poshtë me kabllo të çeliktë njëri nga pjesëtarët e rojeve bregdetare.

Fatmirësisht gjithçka kaloi si është më së miri, dhe këta të rinj duhet të jenë mirënjohës përjetësisht rojeve bregdetare që i shpëtuan nga më e keqja. /Telegrafi/

Exit mobile version