Site icon Telegrafi

Rojet bregdetare meksikane i vihen pas anijes që transportonte mbi dy tonë kokainë, detyrojnë shoferin dhe të tjerët të ndalen në rërë (Video)

Videoja e publikuar më poshtë shfaq rojet bregdetare të Meksikës që arrijnë ta lokalizojnë me helikopter një anije që transportonte mbi dy tonë kokainë, duke i detyruar personat brenda saj të ndalen në rërë dhe të t’ia mbathin.

Pamjet janë filmuar nga helikopteri ku shihen trafikantët e lëndëve narkotike duke lëvizur me shpejtësi të madhe me anije, kur mbi kokën e tyre shfaqet fluturakja e rojeve bregdetarë që i detyron të ndalen në rërë, transmeton Telegrafi.

Pas ndjekjes disa minutëshe si nëpër filma aksion, ata dorëzohen dhe ndalen në rërë, duke ua prishur planet për ta dërguar në destinacionin e paraparë.

Në raportin e policisë thuhet se brenda anijes kanë gjetur 75 pako me kokainë që në total peshonin mbi dy tonë, ndërsa lidhur me transportimin e saj është arrestuar një person nga Ekuadori.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personat tjerë që ishin në anije, kurse autoritet meksikane janë duke vazhduar hetimet dhe janë vënë pas të dyshuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version