Në pamjet dramatike të publikuara nga rojet bregdetare italiane, një zhytës zhytet në valët e ujit të ftohtë në brigjet e Lampedusa, Siçili, dhe shpëton një vajzë një vjeçare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave tregojnë njërin nga shpëtuesit duke notuar mbi një grup migrantësh të bllokuar dhe duke marrë vajzën në krahë.
Siç thuhet më tej, ai më pas arrin të notojë deri në varkën e shpëtimit, duke e mbajtur kokën e fëmijës mbi ujë, përpara se kolegët e tij ta zbrisnin në bord.
Nëna dhe babai i vajzës së vogël gjithashtu u shpëtuan.
Të paktën 149 njerëz u shpëtuan dhe rreth njëzet mendohet se janë zhdukur pas incidentit, dy kilometra larg bregdetit në Detin Mesdhe. /Telegrafi/