Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi në Twitter, se një nëndetëse robotike e drejtuar nga distanca (ROV) ka “arritur fundin” e Oqeanit Atlantik.
Bëhet fjalë për një nëndetëse robotike (ROV) e drejtuar nga distanca, që është dërguar nga anija kanadeze “Horizon Arctic” në kërkim të nëndetëses së zhdukur “Titan”.
Ndryshe nga e diela autoritetet amerikane, kanadeze dhe të shumë vendeve tjera kanë nisur ekipet e shpëtimit – duke tentuar të lokalizojnë dhe nxjerrin nëndetësen Titan që u zhduk.
Madje një aeroplan i forcave ajrore kanadeze lokalizoi disa tinguj nënujor, duke rritur kështu shpresat se nëndetësja mund të nxirret dhe të shpëtohet ekuipazhi.
Brenda kësaj nëndetëse gjenden pesë persona, përfshirë edhe vet pronarin e kompanisë OceanGate, që ka në pronësi këtë nëndetëse të zhdukur. /Telegrafi/
The Canadian vessel Horizon Arctic has deployed an ROV that has reached the sea floor and began its search for the missing sub. #Titanic
— USCGNortheast (@USCGNortheast) June 22, 2023