Site icon Telegrafi

Rojet bregdetare amerikane kapin nëndetësen që kontrabandonte mbi 5 mijë kilogramë kokainë

Anija patrulluese e rojeve bregdetare të SHBA-së, kanë konfiskuar në lindje të Paqësorit nëndetësen, brenda të cilës kishte hiq më pak se 5 mijë kilogramë kokainë.

Mediat amerikane raportojnë sasia e konfiskuar e drogës kap shumën e rreth 165 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Tashmë dihet botërisht se narko-kartelët për të kontrabanduar drogën përdorin nëndetëse.

E kur rojet bregdetare amerikane u futën në nëndetësen 12 metra të gjatë, gjetën një sasisë shumë të madhe të kokainës – më shumë se 5,400 kilogramë.

Nëndetësja është kapur falë bashkëpunimit me marinën kolumbiane, kurse brenda saj janë arrestuar katër persona.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë ndjenjë. Kurrë më parë diçka të tillë nuk kemi parë”, ka deklaruar Mathew Waldron, anëtar i rojeve bregdetare. /Telegrafi/

Exit mobile version