Site icon Telegrafi

Rojat bregdetare britanike shpëtuan mbi 30 refugjatë, të humbur në det me një barkë gome (Foto)

Grupi prej më se 30 refugjatëve kanë mbërritur në Kent të Anglisë, pasi kishin humbur në det, derisa lundronin me një barkë gome.

Ata u shpëtuan nga rojat bregdetare britanike, ndërsa nuk dihet prej nga ishin nisur apo prejardhja që kanë, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë një fëmijë rreth gjashtëvjeçar të shoqëruar nga një gruas, ndërsa numërojnë se prej barkës dolën 35 persona.

Mirëpo, zyrtarët e emigracionit, nuk kanë bërë të ditura detajet, duke deklaruar vetëm se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Sikur të mos intervenohej me kohë, vështirë se do të mund të qëndronin më gjatë në atë barkë” përfundon deklarata zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version