Telegrafi

Roja i lokalit kapërceu rrethojën që të ikë nga një qen (Video)

Në Leeds të Anglisë, roja e një lokali ka kërcyer rrethojën dhe ka rënë me kokë në anën tjetër, prej frikës që kishte nga një qen.

Derisa ishte duke biseduar me disa të pranishëm, ai është hedhur i tmerruar, kur kafsha i kaloi me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

“Po t’i besohet siguria këtij njeriu, do të ishte sikur të bëhet roje një fëmijë i vogël”, është një koment lidhur me rastin.

Sipas të gjitha gjasave, roja ka qenë paksa i dehur dhe veproi me shpejtësi kur ndjeu se ka diçka pranë. /Telegrafi/