Site icon Telegrafi

Roja kufitare thyen këmbën në përpjekje për të ndaluar emigrantët që po kalonin kufirin ilegalisht (Video)

Ky është momenti dramatik kur një roje kufitare thyen këmbën në një përpjekje të fundit për të ndaluar migrantët të cilët dëshpërimisht tentonin të arrinin në Spanjë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të kapur nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet një roje i cili thyen këmbën e tij të djathtë pas një përpjekje të tij për të ndaluar një emigrant.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur ndërmjet pikës kufitari Tarajal, në kufirin ndërmjet Marokut dhe Spanjës, në orët e hershme të së hënës.

Më shumë se 180 emigrantë, kryesisht nga Afrika sub-sahariane, kanë arritur të mbërrijnë në tokën spanjolle pasi u përplasën përmes portës kufitare dhe “tejkaluan” rojet e kaluara.

Pamjet tregojnë përpjekjet e rojeve për të ndaluar njerëzit, duke përfshirë goditjen e tyre edhe me një shkop, por edhe kjo tentativë ishte e kot. /Telegrafi/

Exit mobile version