Telegrafi

Roja e qëlloi me grusht sepse theu pa dashje një shishe (Video)

Në regjionin Sochi të Rusisë, është filmuar roja i një supermarketi duke qëlluar blerësen me grusht në fytyrë.

Ajo ka qenë së bashku me një shoqe, kur duke diskutuar se cilën shishe me alkool ta blejnë, kur njëra iu ka rënë në dysheme dhe është thyer, transmeton Telegrafi.

Pranë saj kanë shkuar shitëset dhe i kanë treguar se duhet të paguajë për dëmin, por ajo refuzonte. Derisa ishte duke u arsyetuar dhe tregonte se nuk ka para, roja është hedhur në sulm duke e qëlluar në fytyrë.

“Nuk po mund të besoj këtë që sapo bëre”, ka thënë ajo, ndërsa ka përdorur edhe disa fjalë të ndyta.

Nuk bëhet e ditur, se si ka përfunduar kjo ngjarje. /Telegrafi/