Site icon Telegrafi

Roja bregdetare e shpëtoi një gjyshe, kur ‘froni i akullt’ nisi të lundronte në det (Foto)

Gjyshja nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, është dashur të shpëtohet nga roja bregdetare, kur ‘froni i akullt’ mbi të cili po pozonte, nisi të lundronte nëpër detin e Islandës.

Vizitorja ishte së bashku me të birin duke shëtitur në një lagunë, kur iu duk interesant të ulej në pjesën e akullt, që dukej sikur ulëse, transmeton Telegrafi.

“Mbretëresha e ajsbergut” e ka quajtur i biri saj të moshuarën, para se vala ta shkëpuste akullin, për ta marrë më në thellësi.

Pozimi për fotografi

Në afërsi ka qenë një roje bregdetar jashtë turnit, që shfrytëzoi një barkë për ta kryer intervenimin.

“Humbi mbretërinë, pasi që nisi të lundronte në det” është përshkruar ngjarja, që u shpërnda në internet nëpërmjet fotografive.

Lundrimi i gjyshes mbi akull

Raportohet se ajo është kthyer në breg e pa lënduar, megjithëse përfundimi ka mundur të kishte përfundim të pa pritshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version