Sado që të mundohej, Reza Baluchi nuk mund të arrijë në destinacionin e tij pa u përplasur me rojet bregdetare të SHBA.
Problemi kryesor është anija e tij: një rrotë gjigante lundrues e bërë nga bova dhe tela, e drejtuar nga vetë Baluchi i cili futet brenda saj.
Baluchi, i cili jeton në Florida pasi iu dha azil nga Irani, u mor nga roja bregdetare javën e kaluar në bordin e anijes së tij, pas disa ditësh udhëtime me autoritetet, shkruan NPR, transmeton Telegrafi.
Sipas një ankese penale të paraqitur në gjykatën e qarkut të SHBA-së në Florida të Jugut, anija e Rojës Bregdetare Valiant hasi Baluchin dhe anijen e tij të cilën e ndërtoi vetë ai rreth 130 kilometra në lindje të ishullit Tybee më 26 gusht, ndërsa roja bregdetare po përgatitej për uraganin Franklin.
Ai u tha oficerëve se destinacioni i tij ishte: Londra, kryeqyteti i Anglisë – më shumë se 6,000 kilometra larg.
Baluchit iu kërkua regjistrimi i mjetit teksa ai tha se e kishte regjistruar atë në Florida, por sipas ankesës, ai nuk mund ta gjente regjistrimin.
Sipas ankesës së agjentit special të rojës bregdetare Michael Perez, e cila nuk identifikon pikën fillestare të Baluchit, Roja bregdetare e analizoi anijen e Baluchit – e njohur si një hidro-pod – dhe përcaktoi se ai “po kryente një udhëtim dukshëm të pasigurt”. /Telegrafi/