Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ndodhet në Berlin në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit, ka shkruar se është e qartë se zgjerimi i BE-së është top prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.
“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde, në platformën X, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220 shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë, ku edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock ka mbajtur fjalim.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”./Telegrafi/
After participating in two insightful panels on EU enlargement today, my main takeaway is crystal clear: EU enlargement is not only our top priority in Foreign Policy but also a consensus at the EU level that underscores its undeniable significance as a geopolitical necessity🇩🇪🇪🇺 https://t.co/sm0uJFQVXX
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 4, 2023