Telegrafi

Rohde: Kontingjenti gjerman i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë kontingjenti i shtuar gjerman në misionin paqeruajtës të NATO-s dëshmon përkushtimin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në rrjetin social X, pas përkujtimit të ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit në Kosovë.

”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda KFOR-it në NATO nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë,” shkroi diplomati gjerman.

Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Këtë vendim, Gjermania e mori pas tensioneve që ndodhen në komunat veriore me shumicë serbe, në maj të vitit të kaluar.

Me ardhjen e trupave të ri, Gjermania pritet të ketë gjithsej rreth 200 ushtarë në KFOR./Telegrafi/