Telegrafi

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde bashkë me atë të Francës, Olivier Guerot kanë vizituar një lokacion në Klinë ku është gërmuar në themelet e një objekti që pretendohet të jetë vilë e kohës romake.

Rohde ka shkruar në platformën “X”, për rëndësinë e arkeologjisë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante.

“Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante, por edhe shumë vende arkeologjike që ende nuk janë eksploruar dhe konservuar. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj një lokacion afër Klinës ku është gërmuar në një vilë romake. Vizitë e shkëlqyer me Olivier Guerot. Faleminderit Elvis Shala dhe Sali Shoshi”, ka shkruar ai./Telegrafi/