Site icon Telegrafi

Rohde: Angazhimi i Gjermanisë për Kosovën mbetet i palëkundur

Koordinatori shtetëror për dialogun Skender Hyseni është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Joern Rohde, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke çmuar lart kontributin e madh të Gjermanisë dhe përkrahjen për Kosovën, dhe përkushtimin e kancelares Angela Merkel, koordinatori shtetëror për dialogun theksoi rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Ambasadori Rohde, nga ana e tij, tha se përkushtimi dhe angazhimi i Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin mbetet i palëkundshëm.

Exit mobile version