Telegrafi

Rohan: Fitorja e Thaçit nuk i rrezikon bisedimet për statusin

“Të gjithë liderët partiakë i kanë përfaqësuesit e tyre në ekipin e Prishtinës i cili udhëheq me bisedimet, këto dy vitet e fundit. Të gjithë ata kanë të njëjtin program, kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës, sikurse edhe 95 për qind e popullsisë së Kosovës, të gjitha duan pavarësi”, ka thënë Rohan, për BBC.

Duke u mbështetur në këtë bazë, Rohan ka thënë se “nuk pret kurrfarë pasoja të drejtpërdrejta në procesin e bisedimeve” duke shtuar se është një fakt inkurajues pasi që zgjedhjet kaluan të qeta edhe pse ato janë mbajtur në prag të zgjidhjes së statusit.