Telegrafi

Rohan: Bisedimet, Prishtinë – Beograd, nuk do të sjellin asgjë të re

Në një intervistë për “Deutschland Radio Kultur”, Rohan ka thënë se këto bisedime mund të jenë të dobishme vetëm për krijimin e unitetit brenda vendeve të BE-së që në fund të procesit të dilet me një qëndrim unik sepse ka pak vende të cilat ende kundërshtojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

"Negociatat për statusin e Kosovës nuk mund sjellin asgjë, sepse Serbia ka thënë qartë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina qartë ka theksuar se e pranon vetëm pavarësinë. Do të ishte naive të pritet që mund të ndodhë ndryshimi", ka thënë Rohan.

Rohan ka deklaruar se, në rast të pavarësisë së njëanshme të Kosovës, "rreziku nga një konflikt i madh është i vogël, por duhet llogaritur në disa aksione të vogla në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë".

Diplomati austriak thotë se para bashkësisë ndërkombëtare janë dy mundësi "ose konfliktin ta lërë të pazgjidhur ose ta mbyllë me zgjidhjen e cila do t’u imponohet të dyja palëve dhe me të cilën, eventualisht, njëra palë nuk do të jetë e kënaqur".