Telegrafi

Roger Federer si 36-vjeçar triumfon në Australian Open (Foto)

Roger Federer ka fituar Grand Slamin e para të këtij viti Australian Open duke vazhduar me paraqitje të shkëlqyera.

Për një tenist mbi 30 vjet është edhe një rekord i ri pasi që është turneu i gjashtë rend që ka fituar.

Zvicerani 36-vjeçar është dashur shumë të djersitet shumë për të ngritur trofeun e çmuar të kampionit.

Ai në finale është përballur me tenistin kroat Marin Cilic, prej të cilit kishte humbur njëherë në karrierë edhe atë në US Open.

Federer triumfoi pas një loje të mrekullueshme me rezultat 3-2, në sete (6:2, 6:7, 6:3, 3:6 dhe 6:1).

Për Rogerin ky ishte titulli i njëzet në karrierë në Grand Slam ndërsa aktualisht renditet në vendin e dytë të renditjes tabelore pas Rafael Nadalit.

Lexo po ashtu Besart Berisha pozon krahas tenistes numër një në botë, Wozniackit: Është mirë ta takon kampionen (Foto)

Kujtojmë se në kategorinë e femrave kampione u shpall Caroline Wozniacki, e cila në finale triumfoi ndaj rumunes Simona Halep. /Telegrafi/