Madje Federer konsiderohet edhe si një nga tenistët pretendentë për fitoren e grand slemit të US Open, që nis më 31 gusht në New York.
Fitorja e zviceranit në këtë turne mungon që prej vitit 2008, ndërsa një vit më vonë (2009) ka zhvilluar finalen e fundit në turneun nju jorkez.
Këtë fakt e konfirmon vetë Federer, që në prag të grand slemit amerikan thotë. “Për mua nuk ka shumë rëndësi në jam në vendin e dytë apo të tretë, por fitorja. Dhe ky triumf në Sinsinati ishte i rëndësishëm në prag të US Open. Nuk më intereson shumë shorti apo rivalët, pasi këtu nuk shkoj në finale që në vitin 2009, ndaj dua të bëj diçka më të mirë këtë vit”, ka thënë Federer, që në Sinsinati ka zhvilluar një lojë më agresive se në Wimbledon 2 muaj më parë.
Sot është konfirmuar se Federer dhe Djokovic nuk do të përballen para finales, ndërkohë që në kahun e zviceranit, në çerekfinale mund të jetë Rafael Nadal dhe në gjysmëfinale Andy Murray, të cilin e ka mposhtur në dy përballjet e fundit (Wimbledon dhe Cincinnati).
.@DjokerNole & @rogerfederer seeded No. 1 & 2, respectively, for the #usopen. Will it be another Novak-Roger final? pic.twitter.com/keBXTfzJ84
— US Open Tennis (@usopen) August 25, 2015