Site icon Telegrafi

Roger Federer për pak sa nuk u befasua nga Sumit Nagal në US Open

Roger Federer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ashtu edhe siç pritej, në raundin e parë të Grand Slamit të US Open nuk pati befasi, pasi favoritët fituan pa shumë probleme.

Pas Serena Williamsit që e mposhti Maria Sharapovan, fitore ka shënuar edhe Roger Federer në kategorinë, që mundi  3-1 me sete indianin Sumit Nagal (4-6, 6-1, 6-2, 6-4).

Ndeshja nisi me një befasi, me indianin që e fitoi setin e parë.

Sidoqoftë, loja pastaj ndërroi kah dhe ishte zvicerani ai që dominoi në fushë, duke mos toleruar më dhe duke e merituar fitoren.

Fitore shënoi edhe zvicerani tjetër, Stanislas Wawrinka, që mundi 3-1 italianin Jannik Sinner.

Lexo po ashtu Serena Williams mposht me lehtësi Maria Sharapovan në US Open

Japonezi Kei Nishikori, finalist në Nju Jork në vitin 2014, avancoi më tej pas tërheqjes së rivalit Marco Trungeliti në setin e dytë.

Në raundin e dytë shkon edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 indianin Prajnesh Gunneswaran. /Telegrafi/

Exit mobile version