Site icon Telegrafi

Roger Federer në finale të Australian Open

Marin Cilic ka mësuar rivalin për titullin e kampionit të turneut të hapur Australian Open.

Roger Federer do ta sfidojë për trofeun e më të mirit kroatin e parë që është gjendur në finale të kësaj gare.

Tenisti zviceran në gjysmëfinale ka triumfuar kundër Hoyon Chung me rezultat 2-0, në sete 6:1 dhe 5:2.

“Mendova se ishte mirë në setin e parë, nuk e di se çfarë problemi kisha. Në setin e dytë, ndjeva se ishte më i ngadalshëm. Ai kishte shumë probleme me shpejtësi. Jam i lumtur që kam arritur në finale”, tha Federer.

Ky i ka folur edhe për rivalin kroat, të cilin e ka vlerësuar lartë për takimin që ka zhvilluar ndaj Kyle Edmundit.

“Ne e pamë kundër Rafas dhe Edmund se sa ishte i fortë. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Në finalen e Wimbledon do të kem probleme të ngjashme me Chung. Ai ka dy ditë të lira më shumë se unë. Ne luajtëm disa muaj më parë në një festë në Maldive”, tha Fedeks.

Theksojmë se finalja e Grand Slamit do të zhvillohet të dielën rreth orës 9:30. /Telegrafi/

Exit mobile version