Telegrafi

Roger Federer mbetet jashtë fushave të tenisit deri në vitin 2021

Roger Federer do të jetë jashtë tenisit konkurrues deri në fillimin e vitit 2021 për shkak të mos rikuperimit të tij nga operacioni i bërë në gjurin e djathtë.

20 herë kampioni i Grand Slam të mërkurën postoi një deklaratë në Twitter për të konfirmuar se ai do të jetë jashtë veprimit për pjesën tjetër të vitit 2020.

Federer, 38 vjeç, iu nënshtrua operacionit artroskopik të gjurit në shkurt që do ta detyronte atë të humbasë sezonin, përfshirë French Open, nëse turneu nuk do të ishte pezulluar në mars në mes të pandemisë së coronavirusit.

Lexo po ashtu Forbes publikon milionerët e vitit 2020 - Federer i pari, ndiqet nga Ronaldo e Messi

French Open, fillimisht e planifikuar për maj, u shty për në shtator, dhe Wimbledon u anulua për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tenisti i madh zviceran shkroi në Twitter se pas një pengesë në rehabilitimin e tij fillestar nga operacioni i shkurtit, ai duhej të kishte një procedurë shtesë të shpejtë artroskopike në gjurin e tij të djathtë.

Ai gjithashtu shtoi se planifikon të marr kohën e nevojshme për të qenë 100 për qind gati për të luajtur në nivelin e tij më të lartë.

Zvicerani nënvizoi tutje se do t’i më mungojnë tifozët e tij dhe rrethi, ndërsa mezi pret të shoh të gjithë përsëri në turne në fillim të sezonit 2021.

Titulli i tij më i fundit i Grand Slam erdhi në vitin 2018 në Australian Open. /Telegrafi/