Roger Federer u bë tenisti më i vjetër botëror në historinë e tenisit që renditet në vendin e parë të ranglistë botërore të ATP-së.
Zvicerani triumfoi kundër tenistit 30-vjeçar Robin Haase në turneun e hapur të Rotterdam Open.
Në këtë formë, 36-vjeçari ka lënë pas në renditje spanjollin, Rafael Nadalin, i cili nuk do të paraqitet në këtë turne shkaku i lëndimit të kofshës.
Fillimisht u mendua se Federer nuk do t’ia arrij qëllimit pasi pësoi 4:6 në setin e parë, por më pas gjithçka arriti të përmbys dhe në fund triumfoi 2-1, në saje të seteve 6:1 dhe 6:1.
The oldest world number one in tennis history ?
Roger Federer has beaten Robin Haase at the Rotterdam Open.
Full story: https://t.co/7j68fB89ZZ pic.twitter.com/UkvX25x1a8
— BBC Sport (@BBCSport) February 16, 2018
Tenisti që ka fituar deri më tani 20 Grand Slame do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e takimit mes italianit, Andreas Seppi dhe Daniil Medvedev të Rusisë.
Theksojmë se në fund të ndeshjes, Federer u ul në karrigen dhe fshiu lotët e gëzimit, përpara se të kthehet në fushë, ku e prisnin brohoritjet e fansave.
Kujtojmë se për herë të parë në krye të renditjes u radhit në shkurt të vitit 2004, por nuk e ka kryesuar renditjen që nga tetori i vitit 2012 ndërsa ka rënë në nivelin më të ulët, përkatësisht në vendin e 17-të në janar të 2017.
Federer theu rekordin e mëparshëm të tetë herë fituesit të Grand Slam-eve, Andre Agassit, i cili ishte 33 vjeç kur për herë të fundit kryesoi renditjen në shtator të 2003. /Telegrafi/
He did it!!!! @rogerfederer #1 AGAIN ❤❤❤❤ #RotterdamOpen pic.twitter.com/HzrvuRhtXH
— Mys ??? (@BonazzaMyra) February 16, 2018