Ylli i Real Madridit, Rodrygo ka zbuluar se ai e quan ‘baba’ Luka Modricin, ndërsa kroati e quan atë ‘djalë’, pasi ai është vetëm një vit më i ri se babai i sulmuesit brazilian.
Rodrygo u bashkua me Los Blancos nga Santos verën e kaluar dhe ai ka zhvilluar shumë ndeshje me Realin dhe po cilësohet si aset për të ardhmen e klubit.
Braziliani diskutoi marrëdhëniet që ai ka me shokët e tij më të vjetër në një intervistë në Twitter kohëve të fundit dhe ai shpjegoi saktësisht se çfarë i tha Modric.
“Kur mësoi se babai im ishte 35-vjeç, ai nuk e besoi atë”, ka thënë fillimisht 19-vjeçari brazilian.
“Ai më pas më tha që duhet ta respektoja pasi ishte i moshuar sa të ishte babai im”.
“Që atëherë ai gjithmonë më quan djalë dhe unë e quaj baba”, përfundoi talenti i Realit.
Modric couldn’t believe Rodrygo’s dad is 35 😂 pic.twitter.com/kjeZTkkiO1
— B/R Football (@brfootball) July 25, 2020
Modric është një nga lojtarët më me përvojë të Mbretërve dhe ka qenë pjesë e klubit spanjoll që nga 2012.
Ai u kritikua shumë kur mbërriti nga Tottenham Hotspur dhe madje u votua si nënshkrimi më i keq i ligës në sezonin e tij të parë.
Sidoqoftë, ai vazhdoi për t’u bërë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe madje ka fituar Topin e Artë në 2018. /Telegrafi/