Telegrafi

Rodrygo ua rikujton bashkëlojtarëve te Real Madridi se çfarë mund të bëjë me topin

Rodrygo Goes ishte përsëri në stërvitje me Real Madridin të shtunën, dhe nuk iu desh shumë për t’i kujtuar Zinedine Zidanes dhe shokëve të tij të skuadrës cilësitë e tij.

Lojtari 20-vjeçar kaloi topin mbi mbrojtësin përpara se të gjuante në portë, ndërsa në një tjetër video ai tregoi instinktin e tij duke luajtur në dy pasime të shpejta para se të përfundonte aksionin.

“I lumtur që jam përsëri me ekipin tim”, shkroi Rodrygo në mbishkrim për videon, të cilën ai e vuri në Instagram.

Lojtari nuk po ka edhe shumë hapësirë te Los Blancos, por ndoshta kjo video mund t’i ndryshoj mendim Zidanes.

Rodrygo cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur te Real Madiri, mirëpo strategu francez aktualisht po mbështetet më shumë në lojtarët me më shumë përvojë. /Telegrafi/