Telegrafi

Rodrygo konfirmon pensionimin e Neymarit nga Brazili: Dëshiron që unë të marr numrin 10

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes e ka pranuar se është i afërt me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili ia ka ofruar numrin 10 te kombëtarja e Brazilit.

Neymar kishte lënë të kuptohet tashmë se finalet e 2022 mund të jenë të fundit për të me kombëtaren Selecao.

Duket se Neymar ua ka transmetuar atë mesazh apo vendim edhe bashkatdhetarëve apo bashkëlojtarëve të tij.

Ylli i Real Madridit, Rodrygo me sa duket është në linjë për të trashëguar fanellën ikonë me numrin 10, pasi ka zbuluar se Neymar ia ka ofruar atë.

“Neymar më tha ‘Tashmë po largohem nga kombëtarja dhe 10 është e jotja’”, ka thënë fillimisht Rodrygo për Podpah.

Fotomontazh: Neymar duke ia dhuruar fanellën Rodrygos

“As nuk dija çfarë t’i thosha. U turpërova, qeshja dhe nuk dija as çfarë të thosha siç duhej”.

“I thashë se duhet të luajë edhe pak, se nuk doja që ai ta bënte këtë tani. Dhe më pas ai qeshi”, përfundoi sulmuesi i Realit. /Telegrafi/