Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes do të dëshironte të luante me Kylian Mbappe, ndërsa mezi pret ta mirëpret talentin brazilian, Endrick.
Los Blancos pritet të bëjnë ndryshime në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të verës.
Talenti Endrick do të vijë nga Palmeiras, ndërsa Mbappe ka qenë gjithashtu shumë i lidhur me një kalim në Bernabeu.
Për këta dy lojtarë ka folur sulmuesi aktual i Mbretërve, Rodrygo, i cili ka thurë elozhe për të dy.
“A do të nënshkruaja me Mbappen nëse do të mundja? Sigurisht. Ai është një top lojtar. Por, ju duhet të pyesni klubin, jo mua”, ka thënë fillimisht Rodrygo për Cope.
“Së shpejti do të kemi Endrick… ai është shumë i shpejtë, shumë i fortë, shumë shpërthyes. Ai është i pabesueshëm!”, përfundoi ylli i Los Blancos. /Telegrafi/