Telegrafi

Rodrygo më i dalluari: Club Brugge 1-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Club Brugge vs Real Madrid (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Real Madridi e ka mposhtur Club Bruggen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1.

Los Blancos që kishin arritur kualifikimin në 1/16 e finales së garës më të madhe në Evropë për klube golat në këtë takim i shënuan me anë të Rodrygo Goes (53’), Vinicius (64’) dhe Luka Modric (91’), ndërsa për klubin belg golin e vetëm e realizoi Hans Vanaken (55’).

Real Madridi ishte skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 6.95, me Club Bruggen që u vlerësua me 6.32.

Club Brugge vs Real Madrid (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Rodrygo shkaku i golit dhe asistimit të bërë e që mori notën 8.4.

Ai me paraqitje më të dobët ishte portieri i vendasve, Simon Mignolet me vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Club Brugge (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/