Telegrafi

Rodriguez: Ndihem i lumtur dhe krenar, dua t’i bëj tifozët e lumtur – Forza Milan!

Ricardo Rodriguez mezi pret të luajë në San Siro pas nënshkrimit për Milanin sot, teksa ka theksuar është shumë i lumtur që është te kjo skuadër.

24-vjeçari, i cili luan si mbrojtës i majtë përfundoi transferimin e tij nga Wolfsburg për një shifër të raportuar prej 18 milionë euro dhe nënshkroi kontratën deri në qershor të vitit 2021.

“E dua këtë fanellë, është e bukur. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të luaj për këtë ekip. Do ta vesh fanellën me numër 68, pasi është viti kur linda nëna ime”, ka thënë fillimisht Rodriguez për Milan TV.

“Franco Baresi është një legjendë, një lojtar i fortë. Gennaro Gattuso nuk ishte i vetmi që admiroj, pasi unë isha gjithashtu i çmendur për Ronaldinhon dhe Paolo Maldinin”, përcjell Telegrafi.

“Jam kaq i lumtur që jam këtu dhe shpresoj t’i bëj njerëzit të lumtur gjithashtu. Milanello dhe muzeu janë vërtet të jashtëzakonshme”.

“Kam luajtur në San Siro një herë dhe mezi pres që të ndiejë ato ndjesi përsëri. Është një stadium i shkëlqyer”.

“Jam i etur të njoftoj shokët e rinj të ekipit tim, pasi di që ka shumë lojtarë të Amerikës së Jugut dhe duhet të vendosem mirë. Nuk më intereson nëse luaj në tre ose katër në pjesën e prapme”.

“Objektivat tona janë që të luajmë në Ligën e Evropës dhe t’i japim më të mirën, të bëjmë mirë në Serie A dhe të kthehemi në Ligën e Kampionëve”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’u kthyer në atë turne. Forza Milan!”, përfundoi mbrojtësi zviceran. /Telegrafi/