Telegrafi

Rodriguez i lumtur me golin e parë te Milani

Ricardo Rodriguez ndihet shumë i lumtur që ka shënuar golin e parë në ndeshjen kualifikuese të Milanit kundër Craiovas.

Goli i Rodriguezit nga goditja e lirë i siguroi Milanit një fitore 1-0 në Rumani këtë mbrëmje dhe ndeshja e dytë kthyese është më 3 gusht.

Lexo po ashtu Milani fiton në udhëtim ndaj Craiovas, afër kualifikimi në Ligën e Evropës (Video)

Ky gol e ka lumturuar shumë mbrojtësin zviceran, i cili shpreson të bëjë edhe më shumë në ndeshjen kthyese.

“Ishte shumë e rëndësishme, jam i lumtur që kam shënuar një gol për të ndihmuar ekipin dhe tani duhet të vazhdojmë”, ka thënë fillimisht Rodriguez për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Milani në epërsi ndaj Craiovas, Rodriguez shënon gol të bukur nga goditja e dënimit (Video)   

“Ishte e vështirë të luaja kaq herët në sezonin e parë, pasi Craiova me të vërtetë donte të fitonte gjithashtu, kështu që do të duhet të bëjmë më mirë në San Siro”.

“Ne jemi tashmë në formë të mirë dhe stërvitemi me shumë intensitet”, përfundoi mbrojtësi zviceran. /Telegrafi/