James Rodriguez është duke u përballur me mungesë të minutave dhe injorim nga Zinedine Zidane.
Kolumbiani nuk është zgjidhje e trajnerit për formacionin e parë, ndërsa ka filluar të mendoj për një skuadër të re.
“Unë dua të luaj më shumë, por ky nuk është vendim që merret nga unë, por nga dikush tjetër”.
“Zidane është ai që merr vendimet dhe unë i respektoj”.
“Marrëdhënia jonë nuk është siç thonë të tjerët, është normale për një trajner dhe një lojtar”, ka thënë ylli kolumbian që do të mund të luante pothuajse në të gjitha skuadrat tjera pa problem. /Telegrafi/