Kapiteni i Spanjës, Rodri ka kritikuar Skocinë për taktikat e tyre “të shëmtuara” pasi La Roja u mposht në një humbje poshtëruese në Hampden Park.
Skocia fitoi mori fitore mahnitëse ndaj kundërshtarëve të saj për të vazhduar fillimin e saj të përsosur në kualifikimet e Euro 2024. Ylli i Manchester United, Scott McTominay shënoi dy herë për të siguruar të tri pikët për skuadrën e Steve Clarke, të cilët tani janë mbi lojtarët e Luis de la Fuente në renditje në Grupin A.
Kjo ishte fitorja e parë e Skocisë ndaj Spanjës që nga viti 1984, megjithëse ndeshja e së martës ishte e paqëndrueshme gjatë gjithë kohës. Megjithëse vetëm katër lojtarë u ndëshkuan, Skocia përdori të gjithë gamën e taktikave për humbjen kohës teksa kërkonin të fitonin me çdo kusht.
Ato taktika funksionuan mirë, me skuadrën spanjolle që po bëhej gjithnjë e më e frustruar me kalimin e kohës në pjesën e dytë. Humbja ishte e para e Spanjës në kualifikimet e Kampionatit Evropian për nëntë vjet.
Ata mbeten ende favoritë për të kaluar në turneun në Gjermani verën e ardhshme. Por, humbja e së martës ishte një pengesë e madhe, me Rodrin që u zemërua me taktikat që Skocia përdori për të siguruar fitoren e saj.
“Është mënyra se si ata luajnë – për mua është pak e kotë. Gjithmonë është humbje kohe, të provokojnë, gjithmonë e bëjnë. Për mua, ky nuk është futboll”, deklaroi mesfushori i Manchester Cityt për Viaplay.
“Arbitri duhej të ndërhynte në këtë, por ai nuk tha asgjë. Është pak zhgënjyese sepse ne duam të fitojmë dhe është e vështirë sepse ata humbin kohë. Është ajo që është. Ata kanë armët e tyre, ne kemi armët tona dhe do të mësojmë për herën tjetër”.
Rodri luajti të gjitha 90 minutat për La Roja, e cila gëzoi 75 për qind të posedimit të topit në këtë disfatë. Dhe pavarësisht se ishte i frustruar nga taktikat e Skocisë, Rodri pranoi se Spanja do të duhet të përmirësojë performancën e saj në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/