Mesfushori i Spanjës, Rodrigo Hernandez i njohur si Rodri, ka folur për mediat një ditë përpara ndeshjes ndaj Kosovës.
Lojtari i Manchester Cityt është shprehur para ndeshje, duke thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë.
“Ne e dimë që skuadrat mund të kenë një emër më të vogël, por realiteti është se ata dinë të garojnë shumë mirë dhe askush nuk po fiton lehtë”.
“Ne jemi të sigurt për atë që bëjmë dhe për nivelin tonë konkurrues, i cili është shumë i lartë “.
Mesfushori kërkoi vetëm besim nga tifozët dhe më pas do t’ia kthejnë këtë gjë, pasi Spanja nuk e ka nisur mirë.
“Unë vetëm kërkoj nga tifozët qetësi shpirtërore dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Grupi është i mirë dhe dinamika e ekipit është e mirë. Ne do të garojmë për të bërë më të mirën”, deklaroi ai.
Të mërkurën nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Kosovës dhe Spanjës. /Telegrafi/