Dennis Rodman ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar fjalët e tij në lidhje me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Basketbollisti i pensionuar amerikan, i cili e ka vizituar gjashtë herë Korenë e Veriut, ka treguar se ai ka qenë personi i parë që e ka mbajtur foshnjën e liderit suprem.
Dennis e ka përshkruar Kimin si “mik për jetë” duke thënë se lideri i Koresë së Veriut e ka njoftuar personalisht se nuk ka pasur plane për t’i bombarduar vendet perëndimore dhe se është një fans i madh i Amerikës.
Ish-ylli i NBA ka theksuar më tej se Jong-un e pëlqen shumë muzikën amerikane të viteve të tetëdhjeta.
“Kur është i rrethuar nga njerëzit e tij, ai sillet si gjithë të tjerët. Bën shaka, i pëlqen të luajë basketboll, ping-pong, të shkojë në pishinë”, ka thënë Rodman në një intervistë për revistën DuJour. /Telegrafi/